Protesta, kreu i LRI Kavajë: S’jemi dorëzuar përballë diktaturës, e jo para një skizofreni

Protesta e 16 shkurtit ka vënë në lëvizje opozitën e bashkuar. Në takim e rradhës me strukturat e saj, Lëvizja Socialiste për Integrim u ndal në Kavajë. Në fjalën e tij, kreu i LRI-së në Kavajë, Baki Dervishi, u shpreh se e sheh LSi-së si alternativën e vetme për të rrëzuar një orë e më parë njeriun që po prish ëndrrat e rinisë.

Duke i bërë thirrje bashkëmoshatarëve të tij, Dervishi tregoi arsyet pse i thërret jo vetëm kavajësit por të gjithë shqiptarët në protestë. ”Cinizmi dhe burokracia jote do të jenë arsyeja kryesore që populli do të rrëzojë në mënyrën që ti e meriton. Ndaj po të bëj thirrje nga këtu, nga Kavaja, qyteti që solli demokracinë në Shqipëri, dheu ku kanë lindur dëshmorë si Josif Budo e Indrit Cara, ne nuk jemi dorëzuar përballë diktaturës, e jo më përballë një skizofreni që nuk e duan as njerëzit e tij më të afërt. Rinia e Kavajës do të protestojë çdo ditë në çdolloj mënyrë, derisa të vendoset e drejta tyre në vend dhe të shporret kanceri i këtij vendi që je ti dhe “Rilindja” jote e errët”,-tha kreu i LRI-së së Kavajës.

Më tej, ai foli edhe për fjalimin e tij tek protesta e studentëve, për të cilin kishte disa fjalë për portalet, ku këto të fundit e cilësuan si fajlimi që befasoi Monika Kryemadhin. ”Disa portale të Kryeministrit cilësojnë fjalimin tim të mbajtur në protestën e studentëve, si fjalimi që befasoi burrneshën. Është e drejtë ai fjalim u bë për të befasuar burrneshën që është ulur përballë meje dhe të gjitha burrneshat që kanë bërë kokat e studentëve, të gjithë burrat e burrneshat që do luftojnë për të rrëzuar qeverinë e prishjes së ëndrrave të fëmijëve të tyre, për burrat e burrneshat që do protestojnë në çdolloj forme për të shporrur njëherë e mirë krimin dhe korrupsionin që po varfëron xhepat e prindërve tanë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fjala e plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Vëllezër dhe motra, anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të Lëvizjes Rinore për Integrim! Ju falenderojmë që sot jeni mes nesh në ketë takim strukturash.

Disa portale të Kryeministrit cilësojnë fjalimin tim të mbajtur në protestën e studentëve, si fjalimi që befasoi burrneshën. Është e drejtë ai fjalim u bë për të befasuar burrneshën që është ulur përballë meje dhe të gjitha burrneshat që kanë bërë kokat e studentëve, të gjithë burrat e burrneshat që do luftojnë për të rrëzuar qeverinë e prishjes së ëndrrave të fëmijëve të tyre, për burrat e burrneshat që do protestojnë në çdolloj forme për të shporrur njëherë e mirë krimin dhe korrupsionin që po varfëron xhepat e prindërve tanë.

Sot në këtë sallë janë ulur 50 gjimnazistë që merren për herë të parë me politikë. Këto 50 gjimnazistë sot nuk janë ulur nën petkun e milintantizmit por e shohin Lëvizjen Socialiste për Integrim si alternativën e vetme për të rrëzuar një orë e më parë njeriun që po prish ëndrrat e tyre.

Cinizmi dhe burokracia jote do të jenë arsyeja kryesore që populli do të rrëzojë në mënyrën që ti e meriton. Ndaj po të bëj thirrje nga këtu, nga Kavaja, qyteti që solli demokracinë në Shqipëri, dheu ku kane lindur dëshmorë si Josif Budo e Indrit Cara, ne nuk jemi dorëzuar përballë diktaturës, e jo më përballë një skizofreni që nuk e duan as njerëzit e tij më të afërt. Rinia e Kavajës do të protestojë çdo ditë në çdolloj mënyrë, derisa të vendoset e drejta tyre në vend dhe të shporret kanceri i këtij vendi që je ti dhe “Rilindja” jote e errët.

Ndaj ftoj të gjithë të rinjtë dhe qytetarët, ta fshijnë nga e ardhmja e tyre opsionin për t’u larguar nga vendi por të bashkohen me ne për ti dhënë zgjidhje njëherë e përgjithmonë të gjithë problemeve që hasim sot dita ditës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?