Protesta, Kryemadhi: E ardhmja e fëmijëve s’mund të jetë peng i papërgjegjshmërisë së Edi Ramës

Kur na ndajnë vetëm pak orë nga protesta e shtatë kombëtare e iopozitës së bashkuar, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi bën thirrje për pjesëmarrje masive.

Përmes faqes së saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Kryemadhi shprehet se sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për forcën e protestës qytetare, ka nevojë që të gjithë bashkë të dëshmojmë se e ardhmja e fëmijëve tanë nuk mund të jetë peng i papërgjegjshmërisë së Edi Ramës!

Qëndrimi i Monika Kryemadhit

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për forcën e protestës qytetare, ka nevojë që të gjithë bashkë të dëshmojmë se e ardhmja e fëmijëve tanë nuk mund të jetë peng i papërgjegjshmërisë së Edi Ramës!

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot është dita e qytetarëve. Prandaj të gjithë bashkë,  pa asnjë dallim në jemi të rinj apo të moshuar, burra apo gra,  nga fshati apo nga qyteti, nga Jugu a nga Veriu, me apo pa parti, të majtë apo të djathtë, të jemi bashkë në protestën e shpresës, sepse e keqja po shembet dhe se e nesërmja bëhet më e mirë, vetëm kur qytetarët i dalin zot fatit të tyre!

Shqipëria pa varfëri dhe me punë të ndershme, pa korrupsion e në luftë me krimin e organizuar, pa drogë e oligarkë, por me njerëz që e duan familjen dhe atdheun e konsiderojnë shtëpinë e tyre, është më e rëndësishme, më e madhe dhe më e fortë se Edi Rama dhe klani i tij kriminal!

Sot më shumë, sot më të vendosur, sot më të fortë, sot më të bashkuar!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?