Protesta kundër mbylljes së TikTok, Policia blindon Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, për protestën e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e rrjetit social “TikTok”.

Policia e Shtetit ka marrë masat për mbarëvajtjen e protestës. Dhjetëra efektivë ndodhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku është ndaluar edhe qarkullimi i automjeteve.

Berisha ka ftuar të rinjtë të marrin pjesë në tubim, për të kërkuar heqjen e vendimit për mbylljen e “TikTok”. Të protestojmë kundër censurës, u shpreh ai një ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?