Protesta kundër “supergjobave”, ngrihen dhe tregtarët e rretheve

 

Protesta kundër të ashtuquajturave "supergjoba" që hynë dje zyrtarisht në fuqi, nuk janë zhvilluar sot vetëm në kryeqytet, para Kryeministrisë, por edhe nga tregtarët e rretheve të ndryshme të vendit.

Kështu, mësohet se qindra biznese në Korçë, mbyllën qepenat dhe u mblodhën në pazarin e qytetit duke protestuar.

Teksa kanë lajmëruar gjithashtu se këto protesta do të vijojnë e nëse nuk jepet një zgjidhje sipas tyre, ato do përshkallëzohen edhe në shkallë vendi. 

Tregtarët kanë sqaruar se arsyeja më e madhe e kësaj proteste ka qenë pikërisht për kuponin taktimor dhe gjobat që variojnë deri në pesë milionë lekë për mungesën e kuponit si dhe për heqjen e tendave dhe ndalinin për të reklamuar mallin jashtë dyqanit. 

Këtë ata e shohin si një shkelje që u bëhet dhe pengesë për shitjen e artikujve të tyre.

Por edhe në Fier mësohet se tregtarët kanë dalë në shesh për të njëjtat arsye.

 

 

SHKARKO APP