Protesta/ Lubonja: Kjo është bandë kriminale që duhet shporrur

Në një intervistë për Syri TV nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ku pas pak pritet protesta e qytetarëve dhe opozitës, analisti Fatos Lubonja tregoi se çfarë duhet të bëjë tani e tutje opozita.

Sipas tij, kjo mazhorancë është një bandë kriminale që duhet shporrur sa më shpejtë.

“Bashkia dhe të tjerët të përgjigjen dhe të paguajnë dhe të rikthehet besimi se nuk do të jemi në thundrën e saj. Të mundohet të bashkohet me qytetarët në këtë front. Janë shkatërruar të gjitha institucionet. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka Gjykatë të Lartë, nuk ka zgjedhje. I marrin me hajdutë, me kriminelë. Është kapur shteti dhe duhet çliruar shteti. Kjo është një bandë kriminale. Të shporrim këtë bandë pastaj. Nëse vazhdon kështu do të na nënshtrojë përfundimisht”, tha Lubonja për Syri TV.

I pyetur se kush e prishi Teatrin Kombëtar, Edi Rama apo Erion Veliaj, Lubonja dha këtë përgjigje:

“Inspiruesi kryesor është Edi Rama. Ky është killeri. Ky proces kur të hapet do të tregojë edhe kreun e organizatës”.

SHKARKO APP