Protesta, mbi 1200 forca të policisë në terren
Protesta e opozitës pritet të nisë për një orë, dhe forcat e policisë janë bërë gati për tubimin. Mbi 1200 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Forcat policore pritet që të vendosen njësoj si në protestat e mëhershme të opozitës, teksa me protestuesit i ndan një gardh metalik. Do të ketë edhe autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës.