Protesta mbyllet me Himnin Kombëtar dhe me shqiponjën e Bashës
Ndryshe nga herët e tjera, kreut i Partisë Demokratike Lulzim Basha zgjodhi të mbyllë protestën me ekzekutimin e himnit kombëtar.
Basha u shoqërua nga qindra mbështetës dhe simpatizantë që ishin mbledhur para selisë blu. Në përfundim nuk mungoi dhe një përshëndetje e Bashës me dy gishtat por bëri edhe shqiponjën.
”Sot dorëzuam mandatet. Prej ditës së sotme jemi qytetarë të thjeshtë në krahun tuaj me ju e për ju. Nisëm një rugëtim shprese i cili nuk do të ndalet derisa destini europian i këtij vendi të bëhet realitet. Opozita i vuri kyçin parlamentit të krimit. Bëhuni gati për betejën e radhës në Tiranë, Shkodër, Vlroë, Korçë, Elbasan, Durrës, Dibër, Tropojë e Sarandë anembanë vendit Zoti e bekoftë Shqipërinë”.
KOHA JONË SONDAZH

