Protesta më e madhe në 30 vite në Shqipëri (FOTO)

1. Protesta nuk kishte dhunë. Nuk u prek asnjë polic. Videot dhe fotot dëshmojnë se qytetarët madje u kanë ardhur në ndihmë policëve, pas valës së parë të gazit lotsjellës.

2. Protesta nuk kishte dhunë. Disa qytetarë shprehën zemërimin e tyre ndaj dy simboleve të Edi Ramës, strehës prej kauçuku, ndërtim pa leje, dhe kërpudhës helmuese.

3. Me largimin e qëllimshëm të policisë nga mbrojtja e kryeministrisë, Rama synonte realizimin e skenarit të tij të dhunshëm: nxitjen e protestuesve të irrituar për të sulmuar dhe më pas për të hyrë në kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

4. Opozita nuk do të lejojë kurrë skenarët e Edi Ramës për dhunë dhe viktima, siç na kishin edhe ardhur informacionet nga drejtime të ndryshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

5. Vetëpërmbajtja e admirueshme e qytetarëve provoi të vërtetë paralajmërimin tonë se i vetmi i interesuar për dhunë ishte Edi Rama.

6. Protesta më madhështore që pas vendosjes së pluralizmit tregoi se Edi Rama, de facto ka rënë. Ai i ka ditët e numëruara si kryeministër. Nga kjo pikëpamje, ky është suksesi më i madh i protestës së 16 shkurtit. Është koha për zgjidhje politike.

7. Qëndresa dhe rezistenca vazhdojnë. Populli e ka marrë vendimin: Nuk mund të drejtojë më vendin një kryeministër që blen votat me krimin dhe na vjedh në emër të një grushti oligarkësh dhe kriminelësh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?