Protesta më masive e 20 viteve, Rudina Hajdari: Populli i dha mesazh Ramës, nuk ka më popullaritet

Në protestën e 12 nëntorit, ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari u përlot në fjalimin e saj, kur tha se protestuesit i kujtonin të atin e saj Azem Hajdari.

Në një intervistë për ”Euronews Albania”, Hajdari u shpreh se populli dha një mesazh në protestë, ku sipas saj, kryeministri Edi Rama nuk gëzon më popullaritet. Për të protesta është një nga më masivet që ka pasur vendi në 20 vitet e fundit.

E kemi parë reagimin pozitiv që mezi po e prisnin 12 nëntorin, kisha ndjesinë që do dilte akoma më mirë se 7 korriku dhe ashtu doli. Tirana sidomos, kishte një pjesëmarrje goxha të madhe, është shumë e rëndësishme.

Është një nga protestat më masive që ka pasur vendi në 20 vitet e fundit. Edhe mënyra sesi u organizua, paqësore, e denjë, kjo është një betejë mes shqiptarëve dhe klubit të miliarderëve me në krye Edi Ramën. Ajo çka është e rëndësishme, mesazhi që i dha populli shqiptar Edi Ramës është i qartë, që ai nuk e gëzon më popullaritetin që ai mendon që ka me qytetarët shqiptarë”.

SHKARKO APP