Protesta me mollë, fermerët ua çojnë deputetëve në Kuvend

 

Një grup fermerësh nga Korça dhe Devolli kanë protestuar sot para Kuvendit, në prag të nisjes së seancës plenare.

Për disa minuta, ata bllokuan hyrjen e Kuvendit me një makinë ku kishte dy arka me mollë, por me ndërhyrjen e policisë makina u largua.

“Ne po na kalben mollët. Duam të na dëgjohet zëri. Qeveria të dalë para nesh. Duam subvencione”, thonë protestuesit.

Teksa ata janë mbështetur edhe nga deputetët e Partisë Demokratike.

“Jemi në mbështetje të fermerëve. Çmimet janë nën kosto. Importi I patateve dhe mollëve vazhdon dhe qeveria s’po merr masa  Nuk ka asnjë mundësi ku t'i shesin. Është një protest kundër politikave të papërgjegjshme që ka braktisur fermerët dhe po krijon probleme të mëdha. Molla e Devollit është një ndër më të mirat, ndërkohë që tregu është plot me mollë nga Maqedonia”, apeloi deputeti i PD-së, Ridvan Bode.

SHKARKO APP