Protesta, Mehmetaj: Qytetarët janë gati të bëjnë çdo gjë të shtunën për të larguar Ramën
Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj e ftuar në emisionin ‘Repolitix’ të drejtuar nga Denis Minga në “Report Tv” theksoi se qytetarët janë gati që të bëjnë çdo gjë ditën e shtunë për të larguar Ramën.
“Kjo protestë ka shumë kauza dhe arsye, qytetarët janë gati që të bëjnë çdo gjë që kanë në dorë për të larguar Edi Ramën. Ka një mllef kundër kësaj qeverie”- theksoi Mehmetaj.
Ligjvënësja e LSI-së, hodhi idenë e krijimit edhe të një qeverie teknike për të pastruar Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni.
“Le të bëhet një qeveri teknike që të pastrojë Shqipërinë nga këta”- tha Kejdi Mehmetaj.
KOHA JONË SONDAZH

