Protesta në Bulqizë e Milot, bllokohet Rruga e Kombit

Dy protesta janë duke u zhvilluar njëkohësisht në Milot dhe në Bulqizë, ku minatorët kërkojnë të drejtat e tyre.

Ndërkohë në Milot është bllokuar nga të dy anët Rruga e Kombit.

Banorët e Kurbinit bllokojnë rrethrrotullimin e Milotit, duke bllokuar autostradën në të dy anët e saj.

Image

Qytetarët e mbështetur nga opozita janë bashkuar duke bërë thirrje kundër qeverisë, si shkaktare e varfërisë, rritjes së çmimeve, falimentimit të biznesit dhe veçanërisht largimit të të rinjve nga Shqipëria

Ndërsa, minatorët e Bulqizës dhe qytetarët e kësaj bashkie, protestojnë në qendër të qytetit kundër braktisjes që i është bërë kësaj shtrese nga qeveria.

Image

Kushtet e mjera të punës, pagat e ulta dhe mosdhënia e statusit, janë disa nga arsyet që I kanë nxjerrë në rrugë minatorët e qytetit më të varfër në Shqipëri.

Protesta e banorëve të Bulqizës mbështetet nga opozita, duke vazhduar kështu serinë e protestave në rrethe për të kulmuar me protestën e madhe të 16 shkurtit në Tiranë.

Banorët e Kurbinit bllokojnë rrethrrotullimin e Milotit, duke bllokuar autostradën në të dy anët e saj.

Image

Qytetarët e mbështetur nga opozita janë bashkuar duke bërë thirrje kundër qeverisë, si shkaktare e varfërisë, rritjes së çmimeve, falimentimit të biznesit dhe veçanërisht largimit të të rinjve nga Shqipëria

Ndërsa, minatorët e Bulqizës dhe qytetarët e kësaj bashkie, protestojnë në qendër të qytetit kundër braktisjes që I është bërë kësaj shtrese nga qeveria.

Image

Kushtet e mjera të punës, pagat e ulta dhe mosdhënia e statusit, janë disa nga arsyet që I kanë nxjerrë në rrugë minatorët e qytetit më të varfër në Shqipëri.

Protesta e banorëve të Bulqizës mbështetet nga opozita, duke vazhduar kështu serinë e protestave në rrethe për të kulmuar me protestën e madhe të 16 shkurtit në Tiranë.

https://www.facebook.com/kohajone/videos/597491224011966/

 

SHKARKO APP