Protesta në Devoll, LSI: Qeveria po shkatërron dhe mashtron fermerët çdo ditë
Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka lëshuar akuza ndaj qeverisë “Rama 3”, për mashtrim ndaj fermerëve.
Duke marrë shkas nga protesta e tyre këtë të dielë në Devoll, Braimllari akuzoi “rilindjen” se po përdor bujqësinë në funksion të pastrimit të parave dhe oligarkëve.
Po ashtu ai shton se fermerët janë mashtruar rimbursimin e karburantit, skemë të cilën e përdoren si mjet presioni në fushatë për të tjetërsuar vullnetin e votës së fermerit.
Postimi i plotë
Fermerët e Devollit në protestë për çmimin e lartë të naftës.
Rilindja, bujqësinë po e përdor në funksion të pastrimit të parave dhe të oligarkëve.
Fermeri i mesëm vendas po shkatërrohet çdo ditë. Fermerët e Devollit po përballen me kushte shumë të vështira për shkak të mungesës së mbështetjes nga qeveria.
Zona më prodhuese e vendit, sot përballet me falimentimin. Rilindja mashtroi fermerin vendas me rimbursimin e karburantit, skemë të cilën e përdoren si mjet presioni në fushatë për të tjetërsuar vullnetin e votës së fermerit.