Protesta në Mirditë kundër HEC-eve, shoqërohen në polici rreth 20 persona

Për protestat për fabrikën e ujit, mësohet se janë shoqëruar rreth 20 persona, aktivistë dhe banorë të zonës. Ditën e sotme banorët në fshatin Thirre të Njësisë Administrative të Fanit, dolën për të protestuar kundër ndërtimit të një hidrocentrali në zonën e tyre.

Ata janë shprehur se u janë falsifikuar firmat dhe nga ndërtimi i këtij heci kanë dëme të shumta. Banorët kanë zgjedhur të protestojnë duke u mbledhur dhe me pankarta në duar. Në mbështetje të tyre kanë ardhur edhe banorët e Zallë Gjoçajt.

Banorët e Mirditës kanë kundërshtuar prej kohësh ndërtimin ndërtimin e HEC-eve, ku sipas tyre ato mund të shkaktojnë dëme të mëdha në këtë zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?