Protesta në Rinas, ministrja e Arsimit thirrje prindërve: Mos privoni fëmijët nga e drejta për mësim

Një pjesë e prindërve kishin marrë me vete edhe fëmijët në protestën që ata po mbajnë në Rinas. Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi, i cila tha se fëmijëve nuk duhet t’i privohet e drejta e tyre themelore për arsim.

“Jam njoftuar sot nga strukturat tona arsimore në shkollën 9-vjeçare “Rexhë Deliu” në Rinas që pjesa më e madhe e prindërve nuk i kanë sjellë sot fëmijët e tyre në mësim.

Të dashur prindër, duke vlerësuar të drejtën për të protestuar të çdo qytetari në një shoqëri demokratike, ju lutem që të mos i privoni fëmijët nga e drejta e tyre themelore për arsimim.

Çdo orë mësimi ka vlerë për fëmijët tanë, prandaj duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj kam besim që nesër mësimi do të vijojë normalisht edhe në këtë shkollë”.

SHKARKO APP