Protesta në Shkodër, policia bën bilancin e dëmeve: U plagos dhe një efektiv

Policia e Shkodrës ka dhënë një infroamcon zyrtar në lidhje me protestën e sotme ku u regjistruan disa episode dhunë, siç ishte dhe bastisja e godinës së selisë së PS-së.

Sipas bluve, pjesëmarrësit në tubimin kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, kanë demtuar me sende të forta godinën e PS-së, duke thyer e shkatërruar dritaret dhe dyert e më pas nxorën dhe dogjën bazën materiale. Sipas policisë, nga protesta u plagos dhe një efektiv.

NJOFTIMI I POLICISË
Gjatë tubimit të paligjshëm të zhvilluar sot në orën 11:00, ku pjesëmarrësit filluan lëvizjen nga sheshi Luigj Gurakuqi drejt pedonales se qytetit, para Prefektures dhe gjate marshimit kanë ndaluar ne rrugen Willson.
Pjesmarrësit në tubim kanë demtuar me sende të forta godinën e një subjekti politik duke thyer e shkatërruar dritaret dhe dyert e më pas nxorrën dhe dogjën bazën materiale që ishte në brendësi të godinës.
Gjithshtu gjatë tubimit është gjuajtur me sende të forta në drejtim të Policisë dhe për pasojë është plagosur një nga punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme Shqiponja i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër për mjekim.

SHKARKO APP