Protesta në shkurt/Ndoka: Rama kundër BE, do rikthehemi për largimin e qeverisë
Në një prononcim për “Koha Jonë”, kreu i PDK-së Nard Ndoka thotë se përshkak të situatës ku ndodhet vendi, opozita do ti rikthehet protestave për largimin e qeverisë.
Reagimi i plotë
Opozita nuk e ka ndërtuar kauzën politike e qytetare mbi kodin zgjedhor, por mbi çlirimin e sistemit nga kapja e mazhorancës dhe e Edi Ramës. Dënimin e krimit zgjedhor dhe organizimin e zgjedhjeve pa Ramën kryeministër. Mazhoranca po tenton thjesht të shtyjë afatet, ti shmanget përgjegjësive, të sabotone axhendën europiane dhe 9 kushtet e Buntestag-ut. Ndaj opozita e bashkuar duhet ti rikthehet protestave për largimin e kësaj qeverie.