Protesta në Tiranë, palestinezi: Nuk kanë pse largohen, janë në tokën e tyre

Palestinezi Hamza Aburaja, ishte në protestën e mbajtur në sheshin “Skënderbej” dhe që u organizua nga Forumi Mysliman i Shqipërisë. Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se prej 30 vitesh jeton në Tiranë dhe e mbështet nga këtu popullin e tij, i cili, sipas tij nuk ka pse largohet nga toka e vet.

”Çdo popull ka të drejtë të jetojë i lirë, të ketë qetësi dhe të mbrojnë të drejtën që ka. Ne jemi popull palestinez dhe kemi të drejta si gjithë njerëzit e tjerë. Problemi ka lindur nga pushtimi që ka ardhur nga Izraeli në tokën e Palestinës.

Ky është thelbi i problemit. Kam komunikim me familjarët atje. Situata nuk është e mirë, nuk është e qetë, është e vështirë. Nëse palestinezët kanë kërkesa, kanë kërkesa në bazë të një rezolute botërore, sipas ligjeve ndërkombëtare që ka pranuar gjithë bota dhe ne po kërkojmë të drejtat tona në bazë të ligjeve të botës”,-tha Aburaja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?