Protesta në vendin e Samitit, çfarë ndodh nëse protestuesit cenojnë perimetrin e sigurisë? Flet eksperti

Nesër në ditën e samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, do të mbahet edhe një protestë e thirrur nga Sali Berisha.

Por çfarë pritet të ndodhë? Ervin Karamuço, specialist i kriminalistikës, tregon se si do veprojë policia nëse protestuesit e thirrur nga opozita, do të cënojnë perimetrin e sigurisë të caktuar nga organet e rendit për mbarëvatjen e samitit të BE.

“Policia nuk ka të drejtë të lejojë apo të mos lejojë protestën. Por në rastet kur cenohen elemente të sigurisë publike dhe kombëtare atëherë policia detyrohet për ta shpërndarë. Mënyrat e shpërndarjes, uroj të mos jenë siç kanë ndodhur edhe më parë. Por nuk besoj se do ketë provokime, besoj do jetë një tubim simbolik për t’i dhënë një mesazh liderëve europianë. Barrierat kanë të bëjnë më sigurinë kombëtare dhe nuk besoj se do thyhen”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?