Protesta nesër te Parlamenti, por ja ç’po ndodh sonte në Vlorë

Frika e qeverisë nga protesta e nesërme para Parlamentit është aq e madhe, sa po përpiqet të mbajë të paktën nën kontroll administratë publike.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook mesazhin e një qytetari, i cili rrëfen se, nesër në qytetin e Vlorës do të ketë kontrolle nga vartësit nëpër institucione për të parë nëse ka mungesa ose jo.

“Mirëmbrëma doktor. Këtu në Vlorë pushtetarëve u ka hyrë frika në palcë dhe po u bëjnë presion punonjësve të institucioneve se kanë frikë mos shkojnë në miting nesër. Ky është mesazhi që po ju dërgojnë të gjithe punonjësve:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mirëmbrema. Ju kërkoj ndjesë për orarin. Nesër do të ketë kontroll nga institucionet që jemi ne varësi. Keshtu që s’duhet të ketë vonesa ne 8.00 te gjithe të jenë prezent. Lajmeroni vartësit. Natën”, thuhet në mesazhin e publikuar nga ish kryeministri Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?