Protesta nesër tek Bashkia, Berisha: Mosbindje civile deri në krijimin e qeverisë teknike

Sali Berisha gjatë fjalës nga dritarja e banesës ku qëndron në izolim që prej 30 dhejtorit, tha se në spitale mungojnë aparaturat kryesore të mjekimit të kësaj sëmundjeje.

”Mungojnë ilaçet e mjekimit, sepse gratë e pushtetit vjedhin fondet që paguajnë qytetarët shqiptarë për këto aparatura, ilaçe”,-tha Berisha. Sipas tij me programin e PD-së do ketë përparësi shëndeti i qytetarëve shqiptarë dhe se vdekshmëria nga kjo sëmundje të arrijë në nivelet më të ulëta në botë.

Berisha paralajmëroi nesër sërish protestë tek bashkia, ndërsa i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama, siç u shpreh ai, të ndalojë terrorin mbi opozitën. ”Ky program shpëtimtar për Shqipërinë dhe shqiptarët kërkon nga ne mosbindje civile në një betejë të fuqishme, të krijojmë qeverinë teknike, t’i hapim rrugë zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe rotacionit pushtetit dhe fitores së opozitës”,-tha Berisha.

SHKARKO APP