Protesta nga banorët e Dukagjinit për rrugën që i lidh me Shkodrën, deputeti i PS-së: Lajme të mirë shumë shpejt

Këtë të hënë, banorët e Dukagjinit dolën në një protestë për ndërtimin e rrugës që e lidh krahinë historike Dukagjinin me Shkodrën. Të braktisur prej 30 vitesh siç vetë ata shprehën, kërkojnë ndërtimin e rrugës duke zgjedhur që me anë të protestave t’i dalin sot kësaj treve. Politika ka reaguar. Deputeti i PS-së, Benet Beci i cili përfshihet edhe si kandidat i PS-së për bashkinë Shkodër për zgjedhjet lokale, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e mbajtur nga banorët e Dukagjinit për rrugën që i lidh me Shkodrën. Sipas tij, shumë shpejt do të ketë lajme të mira për ta.

Shkrimi i plotë

Sot në Shkodër pati një protestë me pjesëmarrje të madhe të banorëve e ish-banorëve të zonës së Dukagjinit para bashkisë e prefekturës, për rrugën e Dukagjinit. Dua të përshëndes të gjithë organizatorët dhe pjesëmarrësit për pjesëmarrjen e madhe dhe qytetarinë nga a cila u karakterizua e gjithë protesta. Jam plotësisht solidar me ta në kërkesën për ndërtimin e rrugës. Përgjatë viteve e kam përshkuar disa herë atë rrugë dhe duke patur përvojën e thuajse të gjitha rrugëve rurale të Shqipërisë besoj se është ndoshta më e vështira dhe më e rrezikshmja në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jam shumë i ndërgjegjshëm që mungesa e rrugës thellon problemet sociale dhe ekononomike të një zone të varfër dhe nxit edhe më tej braktisjen e zonës. Përtej rëndësisë sociale dhe ekonomike, rruga është aksesi i vetëm i një zone shumë të gjerë me tradita të jashtëzakonshme e më një komunitet që është fort i lidhur me zonën e vet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë këtyre viteve është punuar për të përfunduar lidhjen rrugore Qafë Thore-Theth; po punohet për segmentin e rrugës Theth-Ndërlysaj dhe ka përfunduar plotësisht projekti i detajuar teknik nga Prekali në Ndërlysaj së bashku më një degëzim të rëndësishëm që lidh me Lekbibajn dhe zonën e Gjakovës në Kosovë.

Kjo lidhje do të krijojë një unazë përfundimtare të Alpeve dhe do të jetë një mundësi për rivitalizimin ekonomik në zonë. Sigurisht duke qenë një rrugë shumë e gjatë, e vështirë dhe malore, ka një kosto financiare të konsiderueshme të investimit. Jemi duke parë të gjitha mundësitë për financimin e rrugës me Qeverinë Shqiptare dhe donatorë të huaj. Shpresoj që së shpejti do të kemi lajme të mira; kjo protestë sot vetëm më motivon shumë më tepër që rrugën të mund ta bëjmë realitet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?