Protesta nga demokratët në Parlamentin Europian më 23 tetor

Më 23 tetor, një pjesë e madhe e deputetëve të opozitës do të jenë në Strasburg. Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu, Koordinatori Rajonal për Tiranën, thotë se do të informojnë ndërkombëtarët për narko-shtetin e ngritur nga Edi Rama. Sipas tij, situata në Shqipëri është alarmante. Ai tha: ”Protesta në PE bëhet për të informuar çdo ndërkombëtar për ngritjen në Shqipëri të një narko-shteti. Ndërkombëtarët duhet që të informohen për situatën këtu. Po kërkohet t’u hidhet hi syve shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Nuk ka sesi të quhet situata normale në vendin tonë, ku deputetë të opozitës arrestohen pa prova, ku lideri i opozitës mbahet në arrest pa fakte e prova. Situata në vend është alarmante. Në Shqipëri ka kapitulluar totalisht shteti ligjor. Trafikantët me kostume politike vazhdojnë të lëvizin të lirë”.

SHKARKO APP