Protesta nga opozita, Berisha thirrje Erion Veliajt: Nesër mos guxo të futesh në Bashki

Sali Berisha nga dritarja e banesës, i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës që do të zhvillohet nesër në orën 11:00 para bashkisë së Tiranës. Berisha paralajmëroi Erion Veliaj, duke thënë që të mos guxojë të shkojë ditën e nesërme në Bashkinë e Tiranës.

“Erion Veliaj, mos guxo të futesh nesër në bashki. Mos provoko qytetarët. Jep dorëheqje dhe largohu. Se hajdut si ti nuk ka njohur. Thuaju pak qytetarëve të Tiranës pse duhej t’ia kaloje ndërmarrjen publike të mbetjeve privatit?

Si mundet t’i jepje asaj, 3R-së dhe kushëririt të Redi Mollës tokë për landfill pa vendim të Këshillit Bashkiak? Kur ua dhe këtyre, Erion pse nuk e bëre me tender, por ua dhe nën dorë? Hajdut si ti nuk ka parë toka.

Erion Veliaj në dhjetëra e dhjetëra tendera vodhe 100 përqind shumën e prokurimeve me kompaninë tënde 5D. Paratë e vjedhura i shndërrove në hotele luksoze me 5 yje, në Durrës, Himarë, Dhërmi. Në pallate 10-katëshe në Tiranë. I fshehe në kontot bankare. Po paratë e pyllit me 1 milion pemë, ku i ke?”,-tha Berisha

SHKARKO APP