Protesta nuk i zgjidhi problemet, studentët kundër ”Paktit”
Edhe pas një viti nga lëvizja e madhe, 80% e studentëve mendojnë se shumë kërkesa kanë mbetur pa plotësuar. Tarifat e masterit janë të papërballueshme, nuk ka Vetting për pedagogët dhe as kushte më të mira në auditore. Madje dhe për kartën e studentit shumë të rinj thonë se ajo nuk është funksionale.
”Që nga maji deri në shtator, ose më saktë në tetor nuk ka qenë funksionale sepse thonin që do të fillojë të funksionojë kur të nisë viti akademik. Nuk kam përfituar as abonenë e studentit sepse nuk kemi patur një datë të caktuar për marrjen e tyre”
Gjatë një sondazhi të kryer nga shoqëria civile, një muaj nga fillimi i vitit akademik, 70% e studentëve pohojnë se tarifat e masterit janë të papërpallueshme. Biblioteka digjitale që i kushtoi qeverisë rreth 700 mijë dollarë është përdorur nga vetëm 5% e të rinjve. Një vit më parë, studentët u ngritën në protesta për kushte më të mira në fakultete, për arsim cilësor dhe tarifa të reduktuara. Pakti i qeverisë për Universitetin nuk plotësoi në kohë dhe me cilësi të gjitha premtimet ndaj studentëve.