Protesta para Bashkisë, Bardhi thotë se është qytetare. Tregon sesi do të vijojë skenari
Nga protesta para bashkisë së Tiranës, ku nuk po mungojnë tensionet, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se protesta është qytetare.
”Nuk e di nëse Veliaj është apo jo në Bashki, dhe ka zero rëndësi nëse është apo jo. Rëndësi ka që nuk duhet të jetë në bashki. Një person i kapur në flagrancë, në korrupsion.
Përveç aferës së incineratorëve të Tiranës kemi aferën e drejtorëve, në çdo vend normal do të duhej të kishte dhënë dorëheqjen. Fakti që fshihet pas pozicionit tregon situatën në të cilën ndodhemi. Ne këtu jemi në protestë qytetare dhe sigurisht që skenari është i tyre.
Nuk pati përplasje ishte një moment që donin të merrnin një qytetar dhe kam ndërhyrë që të mos arrestohet. Ne nuk kemi betejë me punonjësit e policisë. Ky është vendi i çdo qytetari të lirë të këtij vendi. Ka ardhur momenti që të jenë qytetarët që të prijnë politikanët në protesta”,-tha Bardhi.