Protesta para Parlamentit, tre qytetarë të shoqëruar në polici. Një efektiv i lënduar
2 orë zgjati protesta e thirrur nga Sali Berisha para Parlamentit. Mes protestuesëve dhe forcave të policisë pati momente tensioni dhe konfrontim fizik.
Tre persona janë shoqëruar në lidhje me protestën e sotme të thirrur nga opozita. Mësohet se këta persona, janë shoqëruar në komisariatin nr.1 në kryeqytet. Ndërkohë, deri më tani raportohet për një efektiv policie të lënduar.
Protestuesit hodhën kundër tyre flakadanë, shashka e mjete të tjera piroteknike.