Protesta, pas grupit Basha takon krerët e degëve të PD-së
Protesta e opozitës është të shtunën, në orën 11:00 në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”. Sot kreu i PD-së, Lulzim Basha mblodhi grupin parlamentar në selinë blu, dhe pas këtij takimi Basha po zhvillon një takim edhe me kryetarët e degëve.
Ata do të diskutojnë mbi detajet e organizimit të tubimit, në shenjë kundërshtie ndaj qeverisë.
Kujtojmë që opozita e bashkuar thirri protestën të shtunën në orën 11:00 për të kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pas audio-përgjimit të vëllait të tij Agrpn Xhafaj, i cili akuzohet për implikim në çështjet e drogës. Ndërsa Ministr Xhafaj akuzohet për ndryshim të ligjit.

KOHA JONË SONDAZH

