Protesta pas provimit me zgjedhje, Berisha mbështet maturantët

Maturantët e këtij viti pakënaqësitë i kanë me provimin e lëndës me zgjedhje, që thonë se kishte pyetje jashtë programit.

Një ditë më parë, gjimnazistët që kishin zgjedhur të testoheshin në biologji me synimin për të fituar mjekësinë, u mblodhën përpara Ministrisë së Arsimit të shqetësuar për të ardhmen e tyre duke kërkuar ndryshimin e tezës.

Ata po ashtu thonë se protestat do të vazhdojnë të hënën dhe kërkojnë zgjidhje nga MASH.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një reagim në rrjetet sociale, teksa shkruan se është në mbështetje të maturantëve, thotë se këto provimet ishin pabesi e kryeministrit Edi Rama dhe ministers Evis Kushi.

SHKARKO APP