Protesta, PD shkresë policisë: Do të qëndrojmë 4 orë në rrugë

Për protestën e së shtunës, Partia Demokratike i ka njoftuar policisë se do të zgjasë për katër orë. Protesta do të zhvillohet para Kryeministrisë te bulevardi Dëshmorët e Kombit.

Po ashtu Berisha tha se nesër Shqipërinë do e udhëheqë populli opozitar. “Policia në interesin e saj më të mirë, të mos bëhet mercenare e Edi Ramës. Këtë i them policisë unë. Ka Kushtetutë, protestuesit janë fuqia absolute morale e vendit. Mjerë ai që i prek. Protesta do të zgjasë sa të dojë populli”.

https://kohajone.com/video-protesta-berisha-mesazh-per-qytetaret-ne-tik-tok-radha-juaj-ti-dili-zot-vetes/

SHKARKO APP