Protesta për autostradën Thumanë-Kashar, Berisha: Banorët po përballen dhëmb për dhëmb me regjimin

Sali Berisha mbështet protestën që banorët e Krujës dhe të Fushë-Krujë po bëjnë, pasi kërkojnë të kenë hyrje-dalje në autostradën Thumanë-Kashar. ”Ky ndëshkim që i bëhet zonës së Thumanës dhe Fushë Krujës është një dëshmi tjetër se si shndërrohet në mallkim për qytetarët edhe një punë publike. Dhe po të kemi parasysh këto janë 21 kilometrat e para që fillohen dhe mbarohen nga kjo qeveri në 11 vite të ekzistencës së saj. Iu bëj thirrje qytetarëve të Thumanës, iu bëj thirrje qytetarëve të Tiranës, Krujës dhe mbarë Shqipërisë, solidarizohuni me çdo qytetar që mbron të drejtën. Përshëndes përsëri fermerët e Maliqit, të cilët vazhdojnë protestat për të drejtat e tyre”, tha Berisha.

SHKARKO APP