Protesta për dhun*ën ndaj 3-vjeçares, ministri Balla: Mosreagimi në kohë i efektivëve, bashkëpunim me dhunuesit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se punonjësit e policisë të Komisariatit Nr.1 që nuk kanë kryer plotësisht detyrën për rastin e dhunës në kopsht ndaj vajzës 3-vjeçare janë akuzuar për shpërdorim detyre. Duke folur për gazetarët pas protestës së prindërve në Tiranë, Balla theksoi se çdo lloj forme e mosreagimit në kohë për ngjarje të tilla, është bashkëpunim me dhunuesit.

Gazetarja: Që është disi i vonuar duhet të themi apo jo sepse ngjarja ka ndodhur në datë 1.

Ministri Taulant Balla: Vendimet e drejtësisë unë nuk i komentoj asnjëherë. Ndërkohë që veprimet e tjera të Policisë së Shtetit, besoj që jeni njohur. Kolegu juaj gazetar Saimir Kodra ka komunikuar drejtpërsëdrejti me mua që nga momenti i parë, që nga ai moment janë bërë të gjitha verifikimet që lidhen me hetimet që duhet të kishte bërë në kohë Policia e Shtetit, dhe prandaj ne kemi ngritur një akuzë për shpërdorim detyre ndaj dy punonjësve të Policisë së Shtetit. Dhe ky është rasti për të kujtuar se çdo lloj forme mosreagimi në kohë është një bashkëpunim me dhunuesit.

Prandaj edhe në rastin e vajzës në Vlorë, përsëri reagimi i ministrit të Brendshëm dhe i agjencive të tjera ligjzbatuese ka qenë dënues për rastin e dy punonjësve të policisë, të cilët nuk bënë akt-ekspertimin në kohë për vajzën, kështu që procesi i vetëpastrimit në Policinë e Shtetit vijon. Të jeni të sigurt që unë ndjek më vëmendje çdo rast, nuk pata mundësi t’i takoja protestuesit për shkak se u larguan më shpejt se sa duhet.

SHKARKO APP