Protesta për Klodianin, i riu: Ça nuk pret nga këta! Le të na vrasin të gjithëve
Ka nisur protesta për drejtësinë e kërkuar për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga efektivi i repartit ”Shqiponja”. Në ditën e pestë të protestës në Tiranë, një protestues ka ardhur nga Mallakastra për të ngritur zërin për vrasjen e Klodian Rashës.
Në një intervistë për OraNews, ai u shpreh se po protestonte për kushtet e vëshira ekonimike, duke renditur të gjitha arsyet një më një.
”Dal për kushtet ekonomike. Me 30 mijë lekë asistenë, me 60mijë lekë në presion. Vallaj nuk mund të rrish në shtëpi. Kam ardhur nga Mallakastra. Ça nuk pret nga këta. Le të na vrasin të gjithë. Unë fëmijët e mi nuk kam pse t’i dërgoj jashtë shtetit”,-u shpreh një prej protestusëve.