Protesta për ngjarjet në Kumanovë, procedohen Altin Goxha dhe Hatil Valteri

­Policia e Tiranës ka nisur procedim penal ndaj Altin Goxhaj dhe Hatil Valteri për tubim të paligjshëm. Personat e mësipërm akuzohen se një ditë më parë organizuan tubimin e paligjshëm përballë Ambasadës Maqedonase.

“Nga ana e policisë filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve Altin Goxhaj 40 vjeç dhe Hatil Valteri 24 vjeç, Aleks Rrema, 31 vjeç sepse në orën 19:30, në Rrugën e « Kavajës », përballë ambasadës Maqedonase, kanë organizuar një tubim të paligjshëm”­ bëhet me dije nga policia. Rreth 100 të rinj kanë protestuar dje në Tiranë pas incidenteve të ndodhura prej dy ditësh në Kumanovë të Maqedonisë, ku të paktën 14 persona dhe 8 policë janë vrarë, ndërsa dhjetra të tjerë u plagosën. Policia maqedonase e quajti këtë aksion ndaj një grupi që synonte të sulmonte institucionet, por deri më tani nuk ka ende të dhëna për civilë të vrarë. Të rinjtë shqiptarë kanë protestuar pasditen e së dielës para ambasadës së Maqedonisë në kryeqytet. Ata kanë dalë në mbështetje të shqiptarëve të Komanovës, ndërsa nuk i kanë kursyer fjalët fyese për krerët e shtetit maqedonas, veçanërisht kryeministrin Nikola Gruevski. Thirrjet për protestë janë shpërndarë në rrjetet sociale, ku bëhej me dije se grumbullimi do bëhej para Piramidës në Tiranë në ora 18.30, e më pas do të marshohej drejt Ambasadës së Maqedonisë në Tiranë. “Ftojmë të gjithë mediat në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Diasporë, që t’i bashkangjiten duke e ndjekur këtë tubim madhështor që do te realizohet sot me rastin e ngjarjeve të fundit në Kumanovë. Në orën 18:30 tek Piramida për të marshuar drejt Ambasadës së Maqedonisë”,¬ thuhet në deklaratën për mediat. 

 

 

SHKARKO APP