Protesta për qeverinë teknike, deputeti i PS-së: S’kemi kohë për kapriçot e opozitës! M’u duk e zymtë dhe dëshpëruese

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Metaj komenton protestën e opozitës përpara kryeministrisë. Sa i përket kërkesave të PD-së për qeveri teknike, Metaj thotë se mazhoranca dhe PS nuk kanë kohë të humbasin me kapriçot e opozitës. Për kërkesën e drejtuar para kryeministrisë, për lirimin nga arresti shtëpiak të Sali Berishës, Metaj shprehet se me këtë histori nuk ka lidhje qeveria por është vendim në dorë të drejtësisë.

”PS ka përgjegjësinë për misionin e saj për të integrimin e vendit në BE. Po kryen sërë reformash edhe për të rritur standardin e jetesës, standard ekonomike, sociale. PS sigurisht nuk ka kohë për të humbur për plotësuar kapriçot e opozitës. Nuk është për të humbur kohë për lojërat e pakuptimta ta opozitës. Më duket absurde e zymtë dhe dëshpëruese si protesta e opozitës.

Një protestë e tillë në fundin e korrikut ku Tirana është në sezon fatlum nga shumë turistë në një kohë kur duhet të bëhemi bashkë si politika, shoqëria, biznes dhe media për një imazh sa më të mirë që turistët të rikthehen sërish. Opozita turistëve iu ofron një protestë të dëshpëruar, me molotov, me imazhet e një opozitë të ç’akërduar. Është si një shkop nën rrota apo ferrë në këmbë”,-tha Metaj.

SHKARKO APP