Protesta për rritjen e çmimeve, Basha: E patë që ambasada e SHBA-së korrigjoi njoftimin
Në konferencën me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndër të tjera tha se ata nuk fshihen kur thërrasin protesta, duke i kthyer përgjigje akuzave se protesta e mbajtur para dy ditësh para Kryeministrisë për rritjen çmimeve u organizua prej tyre.
Basha përmendi korrigjimin e ambasadës amerikane, që fillimisht e cilësoi si tubim të PD. Ai theksoi se demokratët kane qenë të pranishëm në protestë, por jo si politikanë, duke shtuar se ata nuk duan të politizojnë një kauzë të tillë.
“Keni parë edhe korrigjimin e bërë në njoftimin e një ambasade. Kur ne thërrasim protesta nuk fshihemi, kemi thirrur e do thërrasim protestat më të mëdha që ka parë ky vend, por nuk duam të biem në kurthin që politizon çdo gjë. Ky është një problem kombëtarë. Por që do të jemi aty, do i inkurajojmë e mbështesim, mos kini dyshim”.