Protesta për shkollën, lirohet pas 6 orësh rruga Elbasan-Librazhd

Është zhbllokuar pas 6 orësh rruga në fshatin Mengel të Elbasanit.

Prindër dhe nxënës të këtij fshati kanë përshkallëzuar protestën e tyre ditën e sotme, kundër mbylljes së shkollës.

Nxënësve ju duhet të udhëtojnë çdo ditë për në qytetin e Elbasanit për të ndjekur mësimin për shkak se shkolla e tyre është mbyllur vitin e kaluar pasi u dëmtua pas lëkundjeve të tërmetit dhe është cilësuar e rrezikshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtorja e shkollës njoftoi dje se të hënën bashkia Elbasan zhvillon tenderin për firmën që do të rikonstruktojë shkollën, por prindërit nuk e besuan

Swiss Digital Mobile Reklama

Janë 271 nxënës qe prej 17 shtatorit te mos ulen ne bankën e shkollës, ndërsa protestojnë bashkë me prindërit për hapjen e shkollës së fshatit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?