Protesta për Teatrin/ Urdhri i menjëhershëm nga Ministria e Brendshme paralizon qarkullimin Elbasan-Tiranë

Teksa në Tiranë po protestohej për mbrojtjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar, Policia e Shtetit ka ngritur një post-bllok në dalje të qytetit të Elbasanit për në kryeqytet.

Sipas News 24, ka qenë një urdhër i menjëhershëm i Ministrisë së Brendshme për të bllokuar qarkullimin e qytetarëve drejt Tiranës.

Postblloku është ngritur në rrethrrotullimin e Bradasheshit, në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Atje ka pasur shërbime të përforcuara pas një urdhri të posaçëm të Ministrisë së Brendshme. Pas ngritjes së këtij postblloku policor është paralizuar plotësish qarkullimi drejt qytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?