Protesta për urën e Zogut, banorët e zonës: Monumenti po dëmtohet nga gërryerja e lumit
Ura e Zogut në Milot është në rrezik, por qeveria ende nuk ka reaguar. Edhe pse një nga këmbët është zhytur në më shumë se 2 metër e 40 centimetër, shteti ka heshtur. Banorët kanë dalë në protestë dhe kërkojnë mbrojtjen e Monumentit, trashëgimi kulturore. Përmes një peticioni prej 1500 firmash, nga autoritetet kërkojnë një ndërhyrje urgjente.
“Qeveria shqiptare duhet të reagojë por deri tani nuk ka pasur asnjë reagim. Monumenti nuk po shembet si pasojë e kushteve atmosferike por është një batërdi e madhe që po kryhet nga firmat e inerteve që janë afër zonës”.
Në një deklaratë të mëparshme, prefekti i qarkur Gjokë Jaku ka theksuar se janë 40 kompani që veprojnë pa licencë duke gërryer lumin. Edhe pas kësaj akuze të rëndë, duket se gjithçka ka rënë në heshtje.
KOHA JONË SONDAZH

