Protesta për Xhisielën, thirrja ndaj zv.kryeministres Mesi: Mos e prano në zyrë atë batakçi

Pasditen e sotme, Shoqëria Civile, organizoi një protestë para Kryeministrisë, në përkrahje të Xhisiela Malokut, 25-vjeçares së dhunuar nga Rexhep Rrahja, djali i deputetit socialist, Rrahman Rrahja.

Në protestë kishte pjesëmarrës nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, ndërsa ra në sy thirrja e fortë e një banori të malësisë së Pukës, ndaj zv.kryeministres Senida Mesi.

Teksa tha se ka ardhur enkas nga Puka për të marrë pjesë në protestë ai tha:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të dashur vëllezër dhe motra, të dashur bashkëqytetar të Republikës së Shqipërisë. Unë jam Isa Shkrel, vij nga fshatrat më të thella të zonës së Pukës. Kam ardhur apostafat. Nuk e ka përdhunuar i biri i Rrahman Rrahjas, përdhunuesi është Edi Rama, e ka përdhunuar Taulant Balla dhe Artur Bushi. Përdhunimin më të madh ia ka bërë parlamenti. I bëj thirrje zv.kryeministres që është grua prej Shkodre. Zonja Mesi, me porosinë e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, mos e prano nesër në zyrë atë batakçi, atë përdhunues, i cili me vendim gjykate 4 gra i ka përdhunuar dhe i ka ndarë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

/ Faxweb.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?