Protesta/Policia kontrolle të rrepta, në ”filtër” edhe mediat
Pak orë na ndajnë nga fillimi i protestës së opozitës politike. Policia e Shtetit ka marrë masat edhe pse PD dhe LSI, janë shprehur që në fillim se opozita nuk ka protestë të dhunshme.
Kontrolle të rrepta ka zhvilluar policia rrugore në Tiranë ndaj të gjitha automjeteve që kalojnë në perimetrin ku në 19:00 mbahet protesta e opozitës. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë kontrolluar nga efektivët e policisë rrugore, edhe automjetet e mediave.
Këto janë kontrolleve të rrepta pas sinjaleve për skenare dhune edhe në protestën e tetë kombëtare të opozitës politike kundër qeverisë.
KOHA JONË SONDAZH

