Protesta popullore, aleatët e PD-së zbardhin aksionin
Opozita ka vendosur të largojë qeverinë me protesta popullore. Vendimi u mor bashkë me aleatët një ditë më pare, por protestat nuk do të jetë aksioni i vetëm. Opozita nuk do të braktisë betejën institucionale ndërsa do të nisë denoncimin edhe në kancelaritë e huaja.
”Ne jemi kthyer në një sistem putinian, ndaj do të ndjekim çdo rrugë institucionale, protestë, marrëdhënie me qytetarët, marrëdhënie me ndërkombëtarët, për të sqaruar njëherë e mirë që ky vend është nën uzurpimin e një njeriu të vetëm”, tha Mediu.
Ndërsa Dashamir Shehi, tha se: ”Çadra ishte një mjet taktik që e kreu misionin e vet. Besoj që nuk do t’i braktisim institucionet, sepse janë armë për të luftuar Ed Ramën. Do të punojmë për të lëvizur edhe opinionin ndërkombëtar, atë që është këtu, por edhe atë në kancelaritë e botës, Bruksel e Uashington, për t’i njohur me realitetin këtu”.
Të shtunën demokratët pritet të mbledhin Këshillin Kombëtar për të vendosur jo vetëm për kupolën drejtuese të partisë, por për të caktuar datën se kur do marrin udhë protestat popullore.
KOHA JONË SONDAZH

