“Protesta, sirena e shpresës”, Berisha-Ramës: Të përgjigjemi në të gjitha mënyrat që meriton
Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se janë në fillim të një beteje të madhe që do të çojë në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.
Po ashtu ai ju drejtua qytetarëve duke u thënë se ka qenë e qartë se si nga mikrofoni në mikrofon Rama ka përdorur një gjuhë e cila skuq çdo fëmijë, çdo grua e çdo prind në gjithë Shqipërinë.
“Rama, për atë gjuhë të jesh i sigurt se mund të të përgjigjemi ty në të gjitha mënyrat që ti e meriton. Po të komunikoj sonte këtu vendimi është marrë, atje për së shpejti do të vijë gjykatësi sovran, do vijë këta burra dhe gra, priti aty se i kanë dy fjalë me ty. Më mirë priti këta se ne mund të përgjigjemi si të duash ti, por edhe populli i ka 2-3 fjalë me ty”.