Protesta sot në Fier, PD: Policia e Ramës nis presionet dhe shoqërimet, arreston ish-futbollistin e Apolonisë

Ish-deputeti demokrat Luan Baçi akuzon qeverinë, e cila sipas tij, përmes “Policisë politike të Edi Ramës” ka nisur nga presionet dhe shoqërimet, duke arrestuar ish-futbollistin e Apolonisë, anëtar i kryesisë së PD Fier, i cili pritej të ishte pjesë e protestës kundër zgjedhjeve moniste që do të zhvillohet këtë pasdite në Fier, kur dhe kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar mbajtjen e takimit elektoral në kuadër të zgjedhjeve të anuluara të 30 qershorit.

Denoncimi i Luan Baçit

Policia politike e Edi Rames filloi nga presionet dhe shoqerimet.
Tani ne keto momente, forca te shumta policie kane hyre me force te shtepia e Kryetarit te Grup-seksionit dhe antarit te kryesis te Deges PD Fier, ish-futbollistit te dashur te Apollonise z Pandeli Tole dhe e kane arrestuar, duke e çuar ne komisariatin e policise.
Pa dhene asnje spjegim, pa bere asgje.
Perse zoti Kryeminister pse kjo sjellje me qytetaret Fierakë?
Çfar te ka bere Pandeli Tole?
Ne do te jemi perballe teje te gjithe.
Ne sot tani jemi te gjithe Pandeli Tole.
RAMA IK, NE NUK NDALOJME.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?