Protesta te Bashkia, Alizoti: Reagimi i ndërkombëtarëve është pa sens
Opozita është përqendruar tek protesta te Bashkia e Tiranës, mirëpo për ish-deputetin Tomor Alizoti kjo nuk e zbeh aksionin e tyre përballë qeverisë. Për të kjo është një betejë që opozita duhet ta bëjë, duke mos u ndalur të numrat e protestuesve. “Çdo betejë duhet bërë, nuk jemi për të bërë taktika, kauza është e drejtë dhe duhet bërë me 100, 500, 1000 veta”, tha Alizoti në A2 CNN.
“Protesta është zemërim dhe zemërimi duhet të jetë shoqëror, unë kam qenë kritik me opozitën ku bëj pjesë, por këtë herë opozita ka qenë në çështjen e bashkisë brilante, puna e Këlliçit ka qenë brilante, ia doli të kopsiste dosjen e vjedhjes së qytetarëve nga Bashkia”.
Pas protestës së opozitës te Bashkia, ndërkombëtarët dënuan dhunën e ushtruar, mirëpo Alizoti nuk ndan të njëjtin mendim. Reagimin e tyre e ka konsideruar si pa asnjë sens logjik, që dëmtojnë demokracinë në vend.