Protesta te Bashkia e Tiranës, procedohen në gjendje të lirë zyrtarët e opozitës

Në lidhje me protestën e një dite më parë (31 janar) të Bashkia e Tiranë, janë proceduar penalisht Belind Këlliçi, Tedi Blushi, Klevis Balliu, Adriana Kalaja si dhe Adriana Tolka.

Policia bën me dije përmes një njoftimi zyrtar se protesta ishte e paligjshme dhe se ata, në bashkëpunim me persona të tjera të paidentifikuar, kanë bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve, si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. T., A. K., K. B., B. K dhe T. B., pasi ditën e djeshme përpara godinës së Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të pa identifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve, si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike”, njofton Policia.

Gjithashtu është proceduar penalisht edhe avokati Altin Goxhaj, pasi mbrëmjen e djeshme, sipas Policisë, ka zhvilluar një protestë për të cilën nuk ishte miratuar leja.

“U procedua në gjendje të lirë shtetasi A. G., 55 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë zhvilluar një protestë, për të cilën nuk i ishte miratuar leja për zhvillimin e këtij tubimi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

SHKARKO APP