Protesta të fuqishme në Evropë kundër ekstremit të djathtë

Më shumë se dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar të dielën në qytetet anembanë Evropës kundër populizmit të djathtë dhe nacionalizmit, para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian nga 23 deri më 26 maj.

Nën sloganin “Një Evropë për të gjithë: Zëri juaj kundër nacionalizmit” u zhvilluan disa protesta në Berlin, Këln, Leipzig, Frankfurt, Munih dhe Hamburg, përcjell albinfo.ch.

Organizatorët nga më shumë se 70 grupe thonë se mbështesin Bashkimin Evropian, por kërkojnë ndryshime në politikën e migracionit si dhe mbështetjen për misionet e shpëtimit në Mesdhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka edhe mitingje të planifikuara nën sloganin “Ka urrejtje, ndryshim” në Budapest,Gjenevë, Utrecht, Varshavë, Bukuresht dhe qytete të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?