Protesta te “Unaza”, Balliu thirrje Ramës: Qytetarët do të marrin zvarrë

Banorët e zonës së Astirit në kryeqytet, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Re vijojnë protestën në ditën e 71 të tyre.

Në mbështetje të protestës ishin edhe deputetët e opozitës. Në fjalën e tij, deputeti i PD, Klevis Balliu u shpreh se forca e qytetarëve do rrëzojë qeverinë e korruptuar të Ramës.

“Sot duhet të përshëndes banorët e Bulevardit të cilët bllokuan rrugën. Çdo qytetari kërkon t’u hyjë në shtëpi për t’i shkatërruar shtëpitë. Forca e qytetarëve do rrëzojë qeverinë e korruptuar. Do të të marrin qytetarët zvarrë dhe të çojnë në dyert e gjykatës për të dhënë shpjegime për krimet që ke bërë”, tha Balliu.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?