Protesta te “Unaza e Re”, Këlliçi: As Turqia nuk ka ndërhyrë me kaq shumë trupa në Siri
Forca të shumte policie kanë rrethuar vendin ku çdo mbrëmje qytetarët e Astirit protestojnë, ndërsa këta të fundit janë të vendosur të vijojnë me kauzën e tyre. Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi shprehet se masa të tilla policore vijnë nga qeveria për të fshehur vjedhjen.
“As Turqia nuk ka ndërhyrë me kaq shumë trupa në Siri, si Edi Rama në “Astir”! Hajduti psiqik Edi Rama, të gjithë qeverisjen e tij e ka ne funksion te pasurimit personal, duke shkelur mbi mundin dhe gjakun e shqiptarëve!”, shkruan Këlliçi në reagimin e tij.