Protesta tek ”Astiri”, lirohet një nga të arrestuarit

Gjykata e Tiranës liron Shkëlzen Sadikajn, i akuzuar për “kundërshtim të punonjësit të policisë” gjatë protestës së banorëve tek ”Unaza e Re”. Togat e zeza vlerësuan ndalimin e paligjshëm të Sadikajt dhe lirimin e menjëhershëm të tij. Nga ana tjetër, në një raport të detajuar, Avokati i Popullit, ngriti shqetësimin se në protestën kundër shembjes së 33 objekteve, u dhunuan të moshuar, fëmijë dhe gra. Në raportin e detajuar, Avokati i Popullit, kërkoi që projekti tek ”Unaza e Re” të ngrijë.

SHKARKO APP